Një (1)muaj -paraburgim
PRIZREN – 16.01.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale M.Sh. nga Prizreni, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 12.01.2018, dhe do të zgjasë deri më datën 12.02.2018.
I pandehuri i lartpërmendur dyshohet se me datën 12.01.2018, rrethe orës 12.30 minuta në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tyre familjare i shkakton lëndim trupor personit tjetër i cili rezulton me dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit të personit tjetër, në atë mënyrë i pandehuri M. Sh. pas një mosmarrëveshje paraprake lidhur me blerjen e narkotikëve, kërkon para nga prindërit e tij, meqenëse prindërit nuk i japin para për të blerë narkotik, i pandehuri të dëmtuarin (babanë )e tij me iniciale R. Sh. e sulmon fizikisht duke e goditur me një hekur, mjet ky i rrezikshëm. Me këto veprime i pandehuri i shkakton viktimës së ndjeshme R. Sh. lëndime trupore të konstatuara në konstatimin e spitalit rajonal të Prizrenit.
Me këto veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188, parag.2 dhe lidhur me parag. 1 të KPRK-së.