seanca e improvizuar nga praktikantët e gjykatës

seanca e improvizuar nga praktikantët e gjykatës

 Praktikantët e Gjykatës Themelore të Prizrenit e mbajtën një seancë të improvizuar e organizuar nga gjyqtari i Krimeve të Rënda Skender Çoçaj, si dhe nën mbështetjen e Kryetarit të kësaj gjykate Ymer Hoxha.

Kjo seancë u mbajt me datën 05.01 2018 në sallën nr.1 të kësaj gjykate fillimisht në ora 10.00.

Trupi gjykues i seances së improvizuar ishte i përbër nga Driola Susuri, kryetare e trupit gjykues, Besiana Çollaku,dhe Fata Çoçaj anëtar të trupit gjykues, në rolin e prokurorit të shtetit ishte caktuar Marcel Lekaj, në rolin e mbrojtësve ishin Lendi Susuri dhe Lorik Kabashi, ndërsa i akuzuar ishte Alabanit Kryeziu, ndërsa si dëshmitar të rastit ishin Arlinda Mehmeti dhe Mamet Braho, e dëmtuara në këtë seance ishte caktuar Hatixhe Gjogjaj.

I akuzuari ngarkohej për veprën penale grabitje  nga neni 329 parg.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Pas përfundimit të kësaj  seance, Kryetari i Gjykatës i përgëzoj praktikantët e kësaj gjykate, për punën profesionale që treguan gjatë mbajtjes së seancë të improvizuar dhe i’u uroj suksese të mëtutjeshme në karierën e tyre