Një (1) muaj paraburgim

Një (1) muaj paraburgim

PRIZREN – 04.01.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti Përgjithshëm Penal,  duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit  prej një (1) muaj të pandehurve me iniciale L.K. nga fshati Rugovë e Hasit ,Komuna e Gjakovës, F.H. nga fshati Ratkoc, Komuna e Rahovecit, N.H. nga fshati Rugovë e Hasit, Komuna e Gjakovës, A.A.  nga Prishtina, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 28.12.2017, dhe do të zgjasë deri më datën 28.01.2018.

Të pandehurit e lartpërmendur  dyshohet  se nga viti 2016 e deri me datën 27.12.2017, të dyshuarit  L.K. F.H. dhe N.H. në bashkëveprim pa leje përkatëse, shmangin kontrollin doganor dhe kalojnë vijën kufitare duke bartur mallra, eksportim apo importim i të cilave kërkon leje të posaçme nga organi kompetent shtetëror, në atë mënyrë që pasi merren vesh në mes vete, dhe më pas, merren vesh me personat  të paidentifikuar të cilët veprojnë jashtë territorit të Kosovës, të njëjtit importojnë gurë të çmuar diamant në mënyrë të kundërligjshme dhe më pas të njëjtit i eksportojnë jashtë territorit të Republikës së Kosovës, ku fillimisht sigurojnë blerësin e diamanteve dhe përmes bashkëpunëtorëve të tyre që veprojnë jashtë territorit të Kosovës të njëjtët i eksportojnë.

Me këtë veprim të pandehurit  L.K. , F.H. , N.H. ,dyshohet se kanë  kryer veprën penale kontrabandë me mallra, nga neni 317, parag.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Se me datën 31.10.2017 i pandehuri me iniciale A.A., nga Prishtina, pranon ose kontrakton një shumë të dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit të personit tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë, pa provojë  ose paaftësinë për të gjykuar në atë mënyrë