Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Podujeva

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Podujeva

PRIZREN – 03.01.2018 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda,  duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit  prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale R.H. nga fshati Dumnicë e Epërme, Komuna e Podujevës, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 30.12.2017, dhe do të zgjasë deri më datën 30.01.2018.

I pandehuri me inicialet e lartë përmendura  dyshohet  se me datën 30.dhjetor 2017, në  vendkalimin kufitar të Vërmicës, pa autorizim transporton substancë narkotike, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të automjetit të llojit “Mercedez Benz”  të cilin e drejtonte i pandehuri, në bagazhin e automjetit është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë në peshë përgjithshme prej katër kilogram e njëzet e katër gram (4.024 gr), të cilat i transportonte nga qytetit i Durrësit për në fshatin Dumnicë e Epërme,  me qëllim të ofrimit për shitje.

 Me këtë veprim i  pandehuri  dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.2  të KPRK-së.