Gjykata Themelore e Prizrenit shqiptoi dënimin me burgim efektiv dhe dënimin me gjobë.

Gjykata Themelore e Prizrenit shqiptoi dënimin me burgim efektiv dhe dënimin me gjobë.

PRIZREN, 29.12. 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka dënuar me dënim UNIK prej dy vite burgim efektiv, dhe dënimin me gjobë në shumën prej 3000 eurove të akuzuarin me iniciale R. XH. nga fshati Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës cili akuzohet se me datën 10.03.2013 në fshatin Korishë pikërisht në shtëpinë…

PRIZREN, 29.12. 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka dënuar me dënim UNIK prej dy vite burgim efektiv, dhe dënimin me gjobë në shumën prej 3000 eurove të akuzuarin me iniciale R. XH. nga fshati Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës cili akuzohet se me datën 10.03.2013 në fshatin Korishë pikërisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale B.D. me qëllim për ti sjell vetës dobi pasurore, e mashtron ose e sjell në lajthim të dëmtuarin, duke i fshehur faktet dhe me këtë shtytë që të veproj në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që nga i dëmtuari merr 1.500 euro, për ta dërguar në Itali në mënyrë ilegale, ku me të arritur në portin e Durrësit – R e Shqipërisë, largohet nga vendi me automjetin e tij duke e lënë të dëmtuarin në portin e Durrësit.

Po të njëjtën datë në fshatin Gelancë, Komuna e Suharekës pikërisht në shtëpinë e të dëmtuarit A.Z. i akuzuari R.XH. për ti sjell vetës dobi pasurore merr nga i dëmtuari 2.300 euro, për ta dërguar në Itali në mënyrë ilegale dhe me të arritur në portin e Durrësit largohet nga vendi me automjetin e tij   duke e lënë të dëmtuarin në portin e Durrësit.

Po të njëjtën datë i akuzuari R.XH.njëjtë ka vepruar edhe me të dëmtuarin I.D. nga  fshati Korishë Komuna e Prizrenit  ku nga i dëmtuari merr 1.500 euro për ta dërguar në Itali në mënyrë ilegale, dhe largohet duke e lënë të dëmtuarin në portin e Durrësit me këtë veprim i akuzuari ka kryer veprën penale të mashtrimit nga neni 335 par.1 të KPRK-së.