Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 26.12. 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal  ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarës me iniciale H.D. dhe e ka shpallur fajtor për dy vepra penale të vjedhjes së rëndë nga neni 327 parag.1 nënparag.1.2 të KPRK-së. dhe i ka shqiptuar dënimin për secilën vepër penale të lartcekur…

PRIZREN, 26.12. 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal  ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarës me iniciale H.D. dhe e ka shpallur fajtor për dy vepra penale të vjedhjes së rëndë nga neni 327 parag.1 nënparag.1.2 të KPRK-së. dhe i ka shqiptuar dënimin për secilën vepër penale të lartcekur dënimin me burgim efektiv prej 1 viti e 2 muaj dhe dënim me gjobë prej nga 300 euro,

ashtu që e njëjta është gjykuar me dënim UNIK me burgim efektiv prej 2 (dy) vitesh dhe dënimin me gjobë në shumën prej 600 euro.

E akuzuara  me iniciale H.D. nga fshati Gjinaj, Bashkia Krumë, Republika e Shqipërisë, e cila akuzohet, se me datën 07.08.2017, në ora 10:55 minuta, në Prizren, saktësisht në motelin “Mefa”, i merr pasurin e luajtshme të dëmtuarit me iniciale B.B duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme, në atë mënyrë e pandehura pasi që me anë të rrjetit social facebook komunikojnë radhazi me të dëmtuarin  me iniciale B.B, e lënë vendtakimin në Prizren, gjë që e pandehura hynë në Qendrën tregtare “ETC”, fillimisht i porosit dy akullore, nxjerr nga çanta e saj e dorës një kuti, ku nga ajo kuti hedh substancë ende të paidentifikuar, më pas e thirr kamerierin që ti merr akulloret pasi që shoqëruesi i saj është vonuar, dhe së bashku do të vijnë në restorant për ti ngrënë akulloret, pasi që takohen me të dëmtuarin, së bashku hynë në të njëjtin restorant i konsumojnë akulloret dhe së bashku kanë shkuar në motel “Mefa”, ku nga aty e pandehura merr nga i dëmtuari rrethe 850 euro dhe telefonin celular të markës “HTO”, largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari nuk e ndier veten mirë, dhe ka ra në gjumë. I dëmtuari pastaj dërgohet në spitalin e Pejës për shërim.

Se ma datën 11.09.2017, në ora 11.30 minuta, në Prizren saktësisht në motelin “Fatoni” i merr pasurin e luajtshëm të dëmtuarit me iniciale P.A. e akuzuara e lartpërmendur e iniciale  H.D. me anë të rrjetit social facebook komunikojnë me të dëmtuarin me iniciale P.A., merren vesh që të takohen në Prizren, aty e pandehura shfrytëzon momentin e mos prezencës së të dëmtuarit dhe pa dijeninë e tij, në shishen me lëng pemësh hedhë katër tableta që përmbajnë substancë analoge ende të paidentifikuar, me tu takuar me të dëmtuarin i jep shishen me lëngë të cilën e përdor i dëmtuari më pas hynë në motelin ”Fatoni”, aty i dëmtuari bie në gjumë, e akuzuara nga i dëmtuari merr gjërat me vlerë si një zi ngjirë ari, një orë dore, një telefon ”Iphone 6” , kuletën me të holla dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari në gjendje të rëndë shëndetësore, nga ana e recepcionit të motelit dërgohet në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit për shërim.