Vizitë Gjykatës Themelore në Prizren

Vizitë Gjykatës Themelore në Prizren

Me datën 14.12.2017, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan studentët e fakultetit juridik, programi klinika juridiko – penal të vitit të tretë  dhe të katërt .

Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bënë kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.

Studentët u vendosen në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga gjyqtari për krime të rënda Skender Çoçaj, dhe zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj. Prezantimet  fillestare  u pasuan me diskutim me studentët dhe përfaqësuesit e gjykatës. Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjellë reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkt me kryetarin e gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun. Në pjesën e dytë të vizitës, studentët vizituan objektin e gjykatës dhe u njohën me shërbimet që ofron ajo për qytetarët e Prizrenit dhe panë se ku dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës.