Një(1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një(1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN – 07.11.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit  prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale M.B. nga Prizren, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 03.11.2017, nga  ora 11:00, dhe do të zgjasë deri më datën 03.12.2017.

I pandehuri me inicialet e lartë përmendura  dyshohet  se me datën 01.11.2017 rreth orës 23:45,minuta, në rrugën “Flamuri”, afër shkollës së mjekësisë në Prizren, nga vetura e tyre, shtinë me armë zjarri   në mënyrë kërcënuese ose frikësuese pasi që të pandehurit më parë kishin pasur problem mes vete me të dëmtuarin me iniciale D.D., i cili  në ato momente kishte qenë duke ndenjur  në një lokal aty afër, dhe me qëllim të qërimit të hesapeve në mes veti ndërmarrin veprimin e tillë të kundërligjshëm duke rrezikuar edhe qytetarët e tjerë të cilët kanë qenë duke lëvizur në atë rrugë.

Me këtë veprim i  pandehuri  dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 të KPRK-së, dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365  par.1. , lidhur me nenin 31 të KPRK- së.