Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni

PRIZREN – 07.11.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit  prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale V.S. nga Prizren, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 04.11.2017, nga  ora 04:40 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 04.12.2017.

I pandehuri me inicialet e lartë përmendura  dyshohet  se me datën 04.11.2017 rreth orës 04:30 minuta, në rrugën “Ismail Kryeziu”, në lagjen Arbana, duke e drejtuar automjetin e llojit “Fiat Bravo”,  dhe shoku i tij pasagjer, pa targa të regjistrimit e godet  një shtyllë të ndriçimit dhe pastaj me dashje ja vë flakën veturës në pronësi të panjohur, me qëllim të dëmtimit të asaj veture dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij veprimi të kundërligjshëm shkakton dëm material në shtyllën elektrike dhe lëndime trupore merr i dëmtuari .

Duke e pasur parasysh se vepra penale është kryer në hapësirë publike ku ka mundur të rrezikohet edhe jeta e të tjerëve, forma e kryer është e dhunshme, duke përdorur zjarrin për të arritur qëllimin, gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit.

 Me këtë veprim i  pandehuri  dyshohet se ka kryer veprën penale zjarre vënie nga neni 334 par.2 të KPRK-së.