Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prishtina

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prishtina

PRIZREN – 03.11.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit  prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale A.B. nga Prishtina, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 01.11.2017, nga  ora 15:30, dhe do të zgjasë deri më datën 01.12.2017.

I pandehuri me inicialet e lartë përmendura  dyshohet  se me datën 13.10.2017 rreth orës 21:00, në Prizren tek kompleksi Ben-Af i pandehuri  me iniciale A.B në bashkëveprim me të pandehurit tjetër me iniciale G.B., me qëllim që vetës apo personave tjerë t’u sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, duke shfrytëzuar çastin e volitshëm dhe të përshtatshëm derisa i dëmtuari me iniciale R.B. nuk gjendej në banesë, e as ndonjë anëtar i familjes së tij, depërtojnë në mënyrë të dhunshme në banesën e të dëmtuarit dhe nga aty marrin një televizor Samsung në vlerë prej 900 euro, një orë dore në vlerë prej 400 franga, dy unaza ari në vlerë prej 500 franga, një zingjir ari në vlerë prej 150 euro, para të gatshme në vlerë prej 350 euro si dhe dëmtojnë dyert e banesës, dëm i vlerësuar në lartësi prej 370 euro, kurse të pandehurit e tjerë me iniciale V.A. dhe A.M.  prisnin poshtë me veturë dhe i vendosin sendet e vjedhura në makinë dhe të gjithë së bashku pa u vërejtur largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këtë veprim të  pandehurit  dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.