Gjykata Themelore e Prizrenit priti për vizitë nxënësit e shkollës së mesme “Ymer Prizreni” në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit priti për vizitë nxënësit e shkollës së mesme “Ymer Prizreni” në Prizren

Me datën 03.11.2017 Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e shkollës së mesme të lartë drejtimi juridik “Ymer Prizreni” në Prizren të cilët iu krijua mundësia që ti vijojnë orët e praktikës profesionale. Zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj i priti në njërën nga sallat e gjykimit  ku prezantoj strukturën e gjykatës, punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët, mënyrën e komunikimit me qytetarët , dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me publikun, si dhe iu krijua mundësia të marrin pjesë në një seancë gjyqësore. Gjykata edhe më tej do të vazhdon bashkëpunimin me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.