Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarën nga fshati Barballush – Shkodër – Repubilka e Shqipërisë

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarën nga fshati Barballush – Shkodër – Repubilka e Shqipërisë

PRIZREN – 01.11.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit  prej një (1) muaj të pandehurës me iniciale E.Z. nga fshati Barballush – Shkodër, të Republika së Shqipërisë, e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 30.10.2017, nga  ora 11:00, dhe do të zgjasë deri më datën 30.11.2017.

E pandehura me inicialet e lartë përmendura  dyshohet  se me datën 30.10.2017 rreth orës 09:30, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, gjatë kontrollit të hollësishëm të autobusit “Ardit Tours” dhe udhëtarëve në atë autobus, në çantën e të pandehurës, udhëtare e këtij autobusi, Policia ka gjetur një(1) qese najloni të mbushur me bari ngjyrë të gjelbër – substancë e dyshuar për narkotik e llojit marihuanë, në peshë prej 380 gram, e të cilat e pandehura pa autorizim i ka transportuar me qëllim të ofrimit për shitje.

 Me këtë veprim e  pandehura  dyshohet se ka  kryer veprën penale  blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave  psikotrope edhe analoge nga neni 273 parag.2 i KPRK-së.