Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit priti në takim Klaus Erdman

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit priti në takim Klaus Erdman

Prizren – 24.10.2017, Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit priti në takim Klaus Erdman zyrtar ndërlidhës dhe këshilltar në projektin e binjakëzimit  të Akademisë së Drejtësisë së Gjermanisë  dhe Akademisë së Drejtësisë së Kosovës  së bashku me disa studentë të tij,  të cilët ndodhen në Kosovë për vizitë studimore.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja më për së afërmi me mbarëvajtjen e punës së kësaj gjykate,me të rejat që ka sjellë reformimin i sistemit gjyqësore, dhe me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet gjyqësori.

Në pjesën e dytë ata vizituan objektin e gjykatës sallat ku mbahen seancat gjyqësore,  dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës, u njohen me  shërbime të tjera që  ofron gjykata për qytetarët e Prizrenit.

Rëndësi të veqant këti takimi i kushtuan,  zhvillimit dhe  bashkpunimit të mëtutjeshme ndërmjet dy vendeve.