Prizren – 24.10.2017, Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit priti në takim Klaus Erdman zyrtar ndërlidhës dhe këshilltar në projektin e binjakëzimit të Akademisë së Drejtësisë së Gjermanisë dhe Akademisë së Drejtësisë së Kosovës së bashku me disa studentë të tij, të cilët ndodhen në Kosovë për vizitë studimore.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja më për së afërmi me mbarëvajtjen e punës së kësaj gjykate,me të rejat që ka sjellë reformimin i sistemit gjyqësore, dhe me të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet gjyqësori.
Në pjesën e dytë ata vizituan objektin e gjykatës sallat ku mbahen seancat gjyqësore, dhe si operojnë departamentet brenda gjykatës, u njohen me shërbime të tjera që ofron gjykata për qytetarët e Prizrenit.
Rëndësi të veqant këti takimi i kushtuan, zhvillimit dhe bashkpunimit të mëtutjeshme ndërmjet dy vendeve.