Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga fshati Leshan – Komuna e Suharekës

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga fshati Leshan – Komuna e Suharekës

PRIZREN – 11.10.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën Prokurorisë Themelore ne Prizren, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale M.B.  e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 10.10.2017,nga  ora 08:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 10.11.2017.

I pandehuri me iniciale M.B. dyshohet  se për vete ka kontraktuar një shumë dukshëm proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë dhe pa përvojës, ku ka realizuar dobi pasurore për vete përkatësisht ka rezultuar me humbje financiare për personin tjetër.

 Me këtë veprim i pandehuri  dyshohet se ka  kryer veprën penale të fajdesë nga neni 343 par. 3 lidhur me par. 1 të  KPRK-së.