PRIZREN – 11.10.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën Prokurorisë Themelore ne Prizren, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale M.B. e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 10.10.2017,nga ora 08:30 minuta, dhe do të zgjasë deri më datën 10.11.2017.
I pandehuri me iniciale M.B. dyshohet se për vete ka kontraktuar një shumë dukshëm proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të personit të tillë dhe pa përvojës, ku ka realizuar dobi pasurore për vete përkatësisht ka rezultuar me humbje financiare për personin tjetër.
Me këtë veprim i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale të fajdesë nga neni 343 par. 3 lidhur me par. 1 të KPRK-së.