Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga fshati Sopi Komuna e Suharekes

Një muaj paraburgim për të dyshuarin nga fshati Sopi Komuna e Suharekes

PRIZREN – 21.09.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit   me iniciale A.K.   e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 19.09.2017 nga ora 11:00, dhe do të zgjasë deri më datën 19.10.2017.

I pandehuri me iniciale A.K. dyshohet se me datën 19.09.2017 rrethe orës 09.15 minuta në  Prizren, në rrugën “Adem Jashari”, seriozisht e kanos të dëmtuarën me iniciale L.T. ish bashkëshorten e tij, në momentin që e vëren të dëmtuarën, me mjet të rrezikshëm – thikë e kanos duke ia drejtuar të njëjtën dhe duke e kanosur me fjalë, me ç’rast të dëmtuarës i shkakton frikë, ankth dhe pasiguri.  

Me këtë veprim i pandehuri  dyshohet se ka  kryer veprën penale kanosje nga neni 185 parag.2 të  KPRK-së.