Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga fshati Breg Drini, Komuna e Prizrenit

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga fshati Breg Drini, Komuna e Prizrenit

PRIZREN – 21.09.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit   me iniciale M.K.   e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 18.09.2017 nga ora 15:00 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 18.10.2017.

I pandehuri me iniciale M.K. dyshohet se me datën 18.09.2017 rrethe orës 12.00, në fshatin Breg Drini, Komuna e  Prizrenit, i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit me iniciale Gj.K. – babait të tij, në atë mënyrë që fillojnë të fjalosen për shkak të rregullimit (palimit) të druve, ku i pandehuri në një moment e godet me grusht të dëmtuarin në fytyrë dhe në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar lëndime të  lehta trupore.

Me këto veprime i pandehuri  dyshohet se ka  kryer veprën penale lëndim i lehtë trupore nga neni 188 parag.3 nën parag.3.1 të KPRK-së.