Promovimi i katalogut per te drejtat e viktimave të krimit për rajonin e Prizrenit

Promovimi i katalogut per te drejtat e viktimave të krimit për rajonin e Prizrenit

Me datë  08 shtator 2017,me mbështetjen e OSBE-së, u mbajt  tryeza e rrumbullakët  lidhur me promovimin e katalogut për të drejtat e viktimave të krimit, për rajonin e Prizrenit me qëllim të adresimit të hapave të ndryshëm procedural dhe fazave të ndryshme të ndihmës juridike viktimave.  Ky  katalog ka për qëllim që të ofroj një …

Me datë  08 shtator 2017,me mbështetjen e OSBE-së, u mbajt  tryeza e rrumbullakët  lidhur me promovimin e katalogut për të drejtat e viktimave të krimit, për rajonin e Prizrenit me qëllim të adresimit të hapave të ndryshëm procedural dhe fazave të ndryshme të ndihmës juridike viktimave. 

Ky  katalog ka për qëllim që të ofroj një  hartë orientuese  për viktimat e krimit nga rajoni i Prizrenit, me qëllim të sigurimit të të drejtave të tyre, duke ju mundësuar qasje më të lehtë dhe më të kuptueshme rreth ekzistimit të mekanizmave ligjorë dhe institucionalë në dispozicion në fushën e të drejtave të viktimave të krimit. Katalogu është azhurnuar nga Forumi i Grave dhe Prokuroreve të Kosovës, dega në Prizren dhe është shtypur dhe publikuar nga ana e zyres ligjore të OSB-SË. Ky katalog është gjithashtu  edhe produkt i disa punëtorive dhe publikimit të Katalogut për Këshilla dhe Ndihmë për Viktimat e Krimit të mbajtur në Gjilan në vitin 2016 në fushën e të drejtave të viktimave të krimit.

Katalogu do tu shpërndahet institucioneve që merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të viktimave në rajonin e Prizrenit (si Policisë së Kosovës, Prokurorisë, Gjykatave dhe degëve të tyre, Odës së Avokatëve, Mbrojtësve të Viktimave, Ndihmës Juridike Falas, Qendra për Punë Sociale, Ombudspersonit, Strehimoreve, dhe OJQ-ve), dhe do të shërbej si instrument për t’ua lehtësuar sadopak punën në ofrimin e shërbimeve për viktimat e krimit.

Forumi i Grave Gjyqtare dhe Prokurore të Kosovës është i bindur që ky katalog, do t’i shërbej viktimave të krimit në rajonin e Prizrenit që të rrisin njohuritë në lidhje me të drejtat e tyre dhe institucioneve përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve për viktimat e krimit. Forumi është i vetëdijshëm që nga aspekti i të drejtave të viktimave, katalogu është një dokumentar me karakter gjithëpërfshirës, ndërsa sa i përket listës së institucioneve të dhëna në Aneks ka vetëm karakter rajonal. Në të ardhmen do të jetë një katalog për Këshilla dhe Ndihmë për Viktimat e Krimit për secilin rajon të Kosovës.

Në këtë takim morën pjesë: Shpresa Emra, Koordinatore e Forumit të Grave Gjyqtare dhe Prokurore të Kosovës në rajoni e Prizrenit, ligjëruese e këtij promovimi, Edije Sezairi, gjyqtare në lëmi civile për çështjet e dhunës në familje si dhe përfaqësues të Zyres ligjore të OSB-së ,përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqërisë civile të të gjitha komunave të rajonit të Prizrenit që merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të viktimave.