Paraburgim ndaj të pandehurit nga Prizreni

Paraburgim ndaj të pandehurit nga Prizreni

PRIZREN – 12.09.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit   me iniciale K.G.   e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 11.09.2017 nga ora 21:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 10.10.2017.

I pandehuri me iniciale K.G. dyshohet se me datën 10.09.2017 rrethe orës 21.10 minuta në Prizren,në rrugën “William Wolker”, pikërisht  para  objektit të zjarrfikësve, i  pandehuri tenton që ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin me iniciale H.N. nga fshati Lutogllavë, Komuna e Prizrenit, me automjetin e llojit Xhip, shkon deri te vendi kritik, del nga automjeti i pajisur me një pushkë gjyetie të llojit “Uzumlu”, kalibri 12.76 Magnum, me numër serik 56010, shtënë në drejtim të dëmtuarit me atë pushkë, me ç’rast me një fishek e godet të njëjtin në dorën e djathtë duke i shkaktuar lëndime trupore dhe i dëmtuari pasi ta merr ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Prizren, dërgohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.

 Me këto veprime i pandehuri  dyshohet se ka  kryer veprat penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28  të KPRK, dhe veprës penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 parag.1 i KPRK-së.