Një (1)muaj paraburgim ndaj të pandehurit me vendbanim në Shtërpce ndërsa tani me vendbanim të përkohshëm në Mladenovac – Republika e Serbisë.

Një (1)muaj paraburgim ndaj  të pandehurit  me vendbanim  në  Shtërpce ndërsa tani me vendbanim të përkohshëm në Mladenovac – Republika e Serbisë.

PRIZREN – 30.08.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit   me iniciale B.M . i cili do llogaritet prej datës 28.08.2017 nga ora 12:00, dhe do të zgjasë deri më datën 28.09.2017.

I pandehuri dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale krime lufte kundër popullsisë civile sepse me datën 02.04.1999, në fshatin Sopi ishin vrarë 32 persona civil të paarmatosur, nga ana e forcave të armatosura serbe e ndër ta ishte edhe i pandehuri i lart përmendur. Pasi që i pandehuri është me nënshtetësi të Kosovës dhe Serbisë, i njëjti nuk ka vendbanim apo vendqëndrim të sigurt në Kosovë, po ashtu fakti se deri në ditën arrestimit ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë, përveç kësaj veprat penale me të cilën ngarkohet janë të rrezikshmërisë së lartë dhe për të cilën parashihen dënime të larta nëse i njëjti do të shpallet fajtor, ashtu që ka gjasa që  i pandehuri të largohet nga Kosova, të arratiset dhe të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë. Andaj Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit.

Me këtë veprim i pandehuri   dyshohet se në bashkëkryerje ka  kryer veprat penale, krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së, të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës nga neni 152 par.1 dhe 2 nën para. 2.1 dhe veprën penale Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të Ligjeve dhe Zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar nga neni 153 par. 1 nën par. 1.1,2.5 dhe 2.8 të KPRK-së.