Caktohet (1) një muaj masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit nga Prizreni

Caktohet (1) një muaj masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit nga Prizreni

PRIZREN – 24.08.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak  prej (1) një muaj të pandehurit   me iniciale N.K .

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 11.08.2017, rrethë orës 12:30 minuta në Prizren në rrugën “Wiliam Voker”, në Qendrën e Regjistrimit Civil MPB, në filialin e Postës, personit tjetër ia merr pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë që nga sporteli i Filialës së Postës merr arkën me mbishkrimin “Jetimat e Ballkanit” në brendi të së cilës kishte rrethe 150 (njëqind e pesëdhjetë)euro, dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këtë veprim i pandehuri   dyshohet se ka  kryer veprën penale, të vjedhjes nga neni 325 par.1 të  KPRK-së.