Një (1) muaj paraburgim për të dyshurin nga e Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshurin nga  e  Prizreni

PRIZREN – 13.08.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga  Prizreni  me iniciale P.K .

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 12.08.2017, rrethe orës 13:05 në rrugën “Ismet Jashari”, pranë lokalit  fast food “Han Plus”, përball shkollës fillore “Mustafa Bakia”, në Prizren, për shkakë  të mosmarrëveshjeve të mëhershme dhe për shkak se i dëmtuari me inicilae R.B. ia paska rrahur babën, andaj disa herë me thikë e ther në regjionin e kraharorit të majtë, të dëmtuarin R.B. dhe në pjesë të tjera të trupit, të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore me rrezikim të jetës në momentin e shkaktimit të lëndimeve.

Me këto veprime i pandehuri i lartcekur  dyshohet se ka  kryer veprën penale, të vrasjes në tentativë  nga neni 178 lidhur me nenin 28 parag.1 të  KPRK-së.