Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarit nga Lubizhda, Komuna e Prizrenit

Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarit nga Lubizhda, Komuna e  Prizrenit

 PRIZREN – 09.08.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve nga fshati Lubizhdë – Komuna e Prizrenit  me iniciale J.R. , A.R. , L.J. , B.J. , RR.J. .

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 06.08.2017, rrethe orës 23:30 në fshatin Lubizhdë Komuna e Prizrenit , pas një mosmarrëveshje në një aheng – dasme janë përlesh në mes  vete duke përdorur forcën dhe mjete të forta, shkaktojnë  lëndime të lehta trupore të ndërsjellta. Duke pasur parasysh se të njëjtit në vazhdimësi kanë mosmarrëveshje në mes veti dhe në mes dy familjeve për shkak të problemeve të mëhershme, Gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur  dyshohen se kanë  kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor  nga neni 188 par.1 lidhur me nenin 31  të KPRK-së.