PRIZREN – 09.08.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve nga fshati Lubizhdë – Komuna e Prizrenit me iniciale J.R. , A.R. , L.J. , B.J. , RR.J. .
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 06.08.2017, rrethe orës 23:30 në fshatin Lubizhdë Komuna e Prizrenit , pas një mosmarrëveshje në një aheng – dasme janë përlesh në mes vete duke përdorur forcën dhe mjete të forta, shkaktojnë lëndime të lehta trupore të ndërsjellta. Duke pasur parasysh se të njëjtit në vazhdimësi kanë mosmarrëveshje në mes veti dhe në mes dy familjeve për shkak të problemeve të mëhershme, Gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit.
Me këto veprime të pandehurit e lartcekur dyshohen se kanë kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.