Caktohet një (1) muaj masa e arrestit shtëpiak për të dyshuarin nga Prishtina

Caktohet një (1) muaj masa e arrestit shtëpiak për të dyshuarin nga Prishtina

PRIZREN – 08.08.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e  caktuar masën e arrestit shtëpiak  prej një (1) muaj të pandehurit nga  Prishtinë  me iniciale M.SH.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 07.08.2017, rrethe orës 01.00, në afërsi të qendrës rekreative “ Andrra ” në Prizren, është vërtetuar se pa autorizim  posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substancë narkotike apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik në atë mënyrë që me rastin e bastisjes së kryer nga ana e personave të autorizuar tek i dyshuari me iniciale M.SH. është gjetur sasi për të cilën  dyshohet se është substancë narkotike dhe atë një shishe qelqi në të cilën gjendej substanca e lëngshme  e dyshuar si narkotik të llojit GHB  me një peshë rrethe 162.97 gram, një shishe qelqi në të cilën gjendej substanca e lëngshme e llojit GHB me një peshë rrethe 50.71 gram, katër qese plastike në të cilën gjendej substanca pluhur i bardhë e dyshuar për narkotik të llojit “ Speed “ me peshë prej 3.81 gram si dhe një paketim me qese letre në të cilat gjendej një substancë pluhur i bardh i llojit “Seed “ me peshë  prej 0.87 gram e të cilat më pas janë konfiskuar nga ana e policisë.

Me këto veprime i pandehuri me iniciale M.SH. dyshohet se ka kryer vepër penale blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KPRK-së