PRIZREN – 08.08.2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaj të pandehurit nga Prishtinë me iniciale M.SH.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 07.08.2017, rrethe orës 01.00, në afërsi të qendrës rekreative “ Andrra ” në Prizren, është vërtetuar se pa autorizim posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substancë narkotike apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik në atë mënyrë që me rastin e bastisjes së kryer nga ana e personave të autorizuar tek i dyshuari me iniciale M.SH. është gjetur sasi për të cilën dyshohet se është substancë narkotike dhe atë një shishe qelqi në të cilën gjendej substanca e lëngshme e dyshuar si narkotik të llojit GHB me një peshë rrethe 162.97 gram, një shishe qelqi në të cilën gjendej substanca e lëngshme e llojit GHB me një peshë rrethe 50.71 gram, katër qese plastike në të cilën gjendej substanca pluhur i bardhë e dyshuar për narkotik të llojit “ Speed “ me peshë prej 3.81 gram si dhe një paketim me qese letre në të cilat gjendej një substancë pluhur i bardh i llojit “Seed “ me peshë prej 0.87 gram e të cilat më pas janë konfiskuar nga ana e policisë.
Me këto veprime i pandehuri me iniciale M.SH. dyshohet se ka kryer vepër penale blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par.1 të KPRK-së