Një (1 ) muaj paraburgim ndaj të pandehurit nga fshati Vërmicë Komuna e Prizrenit

Një (1 ) muaj paraburgim ndaj të pandehurit nga fshati Vërmicë Komuna e Prizrenit

PRIZREN,04 korrik 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga fshati Vërmicë – Komuna e Prizrenit  me iniciale H.K.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 01.08.2017, rrethe orës 17:45 minuta në rrugën “ Tahir Sinani ” në drejtim të rrugës “ Viliam Voker ”, duke mos iu përmbajtur dispozitave të komunikacionit në rrugë, shkel Ligjin për rregullat e trafikut rrugor në atë mënyrë që duke e drejtuar automjetin e markës “ VW Golf 1J ” fillon kthimin majtas për të hyrë në qendrën tregtare ” ETC ” kalon në shiritin e kundërt të rrugës ku me anën e djatht të veturës së tij godet motoqikletën e markës ” Honda ” të cilën e drejtonte i dëmtuari me iniciale N.B. me të cilat veprime i pandehuri shkakton aksident në trafik ku përpos dëmeve materiale i dëmtuari  merrë  lëndime të rënda trupore me rrezik për jetën, i njejti  transferohet në QKUK në Prishtinë, po ashtu lëndime trupore pëson edhe pasagjerja e të pandehurit.

Gjykata ka ardhur në përfundim se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore të parapara në nenin 187 par.1 nën par.1.1 të KPRK-së, për caktimin e masës së paraburgimit.

 Me këto veprime i pandehurit me iniciale H.K. dyshohet se ka kryer veprën penale, rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par.8 lidhur me par.6 të KPRK-së .