Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

PRIZREN, 04.08. 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, departamenti i krimeve të rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarve me iniciale E.R. nga Prizreni dhe GJ.A. nga fshati Shkozë, Komuna e Prizrenit  dhe i ka shpallur fajtor për shkakë se secili veq e veq kanë kryer veprën penale  blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope  dhe analoge nga neni 273 parag.2 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar të akuzuarit me iniciale:

E.R. dënim me burgim  efektiv në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh,si dhe dënimin me gjobë në shumën prej dymijë (2.000) euro.

Të akuzuarit  me iniciale GJ.A. nga fshati Shkozë Komuna e Prizrenit i shqiptoi dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej  katër (4) vitesh si dhe dënimin me gjobë në shumën prej dymijë (2.000) euro.

I akuzuari me iniciale E.R. me datën 13 Dhjetor 2016  rrethe orës 15:00 pa autorizim e transporton dhe e dërgon në tranzit substancen narkotike me qëllim të shpërndarjes nga fshati Zhur Komuna e Prizreni për në Prishtinë në lagjen “Bregu i Diellit”.

I akuzuari GJ.A. pa autorizim ka poseduar dhe ka shpërndarë me qëllim të shitjes substancen narkotike në atë mënyrë që paraprakisht se bashku me të pandehurin E.R. mirren vesh që këtë supstancë ta dërgon nga fshati Zhur Komuna e Prizrenit për në Prishtinë në lagjen “Bregu i Diellit”.