PRIZREN, 04.08. 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit, departamenti i krimeve të rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarve me iniciale E.R. nga Prizreni dhe GJ.A. nga fshati Shkozë, Komuna e Prizrenit dhe i ka shpallur fajtor për shkakë se secili veq e veq kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 parag.2 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar të akuzuarit me iniciale:
E.R. dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej tre (3) vitesh,si dhe dënimin me gjobë në shumën prej dymijë (2.000) euro.
Të akuzuarit me iniciale GJ.A. nga fshati Shkozë Komuna e Prizrenit i shqiptoi dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh si dhe dënimin me gjobë në shumën prej dymijë (2.000) euro.
I akuzuari me iniciale E.R. me datën 13 Dhjetor 2016 rrethe orës 15:00 pa autorizim e transporton dhe e dërgon në tranzit substancen narkotike me qëllim të shpërndarjes nga fshati Zhur Komuna e Prizreni për në Prishtinë në lagjen “Bregu i Diellit”.
I akuzuari GJ.A. pa autorizim ka poseduar dhe ka shpërndarë me qëllim të shitjes substancen narkotike në atë mënyrë që paraprakisht se bashku me të pandehurin E.R. mirren vesh që këtë supstancë ta dërgon nga fshati Zhur Komuna e Prizrenit për në Prishtinë në lagjen “Bregu i Diellit”.