Paraburgim ndaj të pandehurve nga Suhareka

Paraburgim ndaj të pandehurve  nga Suhareka

PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve nga fshati Bllacë – Komuna e Suharekës  me iniciale P.S. dhe A.S.

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 01.06.2017, rrethe orës 17.00, në fshatin Bllacë, Komuna e Suharekës, pikërisht tek lapidari i fshatit, të pandehurit në bashkryerje tentojnë ta privojnë nga jeta personin tjetër në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake dhe rrahjes në mes të pandehurve dhe të dëmtuarve me iniciale Sh.S. dhe Rr.S, i pandehuri me iniciale P.S. nga sedilja e traktorit të cilën ishte duke e drejtuar, nxjerr armën automatike ,,AK 47,,me të cilën shkrep në drejtim të dëmtuarit Sh.S., duke e goditur të njëjtin në këmbën e djathtë, ndërsa i pandehuri A.S., me një pistoletë të modelit të panjohur për momentin, shkrep në drejtim të dëmtuarit Sh.S.  dhe e godet në regjionin e kokës duke i shkaktuar plagë selopetare.Duke e pasur parasysh faktin se që të dy familjet një kohë të gjatë i kanë raportet e acaruar gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit.  

 Me këto veprime të pandehurit me iniciale P.S dhe A.S. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale,  vrasje e mbetur në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe me nenin 31 të KP-së si dhe i pandehri P.S për shkak të veprës penale  mbajtja në pronësi,kontroll,posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së.