Paraburgim ndaj të pandehurit nga Pobergje – Komuna e Deqanit

Paraburgim ndaj të pandehurit nga Pobergje – Komuna e Deqanit

PRIZREN – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga fshati Pobergje – Komuna e Deçanit me iniciale K.T.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 30.05.2017, rrethe orës 21.00, në autostradën Ibrahim Rugova, saktësisht në dalje Prizren –Veri duke lëvizur automjetin e tij të markës BMW, me targa 03-343-ER, kur arrin në vendin kritik shkakton aksident trafiku, ku përveç dëmeve materiale të konsiderueshme, lëndime të rënda trupore merr vozitësi i kamionit Mercedes 8/14 me iniciale Xh.Zh., ndërsa si pasoj e lëndimeve të marra në vend ngjarje ndërron jetë i ndjeri V.B.

 Me këto veprime i pandehuri me iniciale K.T. dyshohet se ka kryer veprën penale, rrezikim i trafikut publik  nga neni 378 parag.9 të KP-së.