Një (1) muaj paraburgim për të dyshurit nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshurit nga Prizreni

PRIZREN, 12 prill 2017 –  Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve nga fshati Lubizhdë – Komuna e Prizrenit me iniciale E.R. dhe B.R

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 07.04.2017, rrethe orës 10.30 minuta, në fshatin Lubizhdë, seriozisht e kanos me armë të dëmtuarën me iniciale D.K., në atë mënyrë që pasi i pandehuri E.R. kishte pasur një konflikt me djalin e sajë A.K. i pandehuri E.R. shkon në shtëpi i tregon babait të tij të pandehurit me iniciale B.R. të cilët marrin pushkën automatike, shkojnë në shtëpinë e të dëmtuarës, me që   A.K. djali i dëmtuarës nuk ishte në shtëpi, i pandehuri E.R. me fjalë e kanos të dëmtuarën dhe raportir armën, mirëpo ndërhyn i pandehuri B.R. dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

 Me këto veprime të pandehurit me iniciale E.R. dhe B.R. dyshohen se kanë kryer veprat penale,kanosje nga neni 185 parag.2 lidhur me nenin 31 të KP-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve  nga neni 374 parag.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.