Një (1) muaj paraburgim për të dyshurin nga Prizreni

Një (1) muaj paraburgim për të dyshurin nga Prizreni

PRIZREN, 11 prill 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga Prizreni me iniciale A.A.  

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 07.04.2017, rrethe orës 19.47 minuta, në rrugën “Janina”, sulmon personin zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, në atë mënyrë që derisa zyrtarët e policisë me iniciale M.M. dhe E.S. , ishin në pikën e kontrollit, tentojnë ta ndalin automjetin e markës “Pasat”, me targa të regjistrimit 639-KS-799, ngjyrë të zezë, me ç’rast vozitësi i këtij automjeti devijon rrugën në afërsi të policisë, hynë në një rrugicë pa dalje, e ndal automjetin dha largohet, me këtë rast zyrtarët policor  njoftojn autobartjen për tërheqjen e automjetit, dersia zyrtarët ishin duke e pritur autobartësen, vjen i pandehuri tenton të hyj në automjet, zyrtarët policor i kërkojn dokumentet për identifikim, i njejti refuzon t’ju jap dokumentet, duke iu drejtuar zyrtarëve të policisë me fjalët në gjuhën boshnjake”jebem ti albansku majku, ne poznajem vama, samo serpsku miliciju”dhe fillon ti godas me grusht, derisa zyrtarët policor arrijnë ta arrestojnë.

 Me këto veprime i pandehuri me iniciale A.A. dyshohet se ka kryer veprën penale , sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave  zyrtare nga neni 410 parag.2 i KP-së.