Masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit nga Prizreni

Masa e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit nga Prizreni

PRIZREN, 11 prill 2017 – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej  një (1) muaj të pandehurit nga Prizreni me iniciale A.P.  

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 06.04.2017, rrethe orës 09:45 minuta, në Prizren, në Prokurorin Themelore Departamenti për Krime të Rënda saktësisht në zyrën e tij, seriozisht e kanos me fjalë me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të pasigurisë të dëmtuarin – prokurorin me iniciale M.S. për të biseduar rreth djalit të tij i cili është dënuar nga gjykata, i përfaqësuar nga prokurori i lartë cekur dhe në këto momente  i pandehuri e kanos dhe e ofendon të dëmtuarin duke përdorur fjalë fyese dhe kërcënuese.

 Me këto veprime i pandehuri me iniciale A.P. dyshohet se ka kryer veprën penale , kanosje nga neni 185 parg.3, të KP-së.