Paraburgim ndaj të pandehurve me inicialet N.G dhe T.D.nga Mitrovica dhe Vushtrria

Paraburgim ndaj të pandehurve me inicialet N.G dhe T.D.nga Mitrovica dhe Vushtrria

Paraburgim ndaj  të pandehurve nga Mitrovica dhe Vushtrria të cilët  dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale importi,eksporti,furnizimi,transportimi,prodhimi,këmbimi,ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 372 par.2 lidhur me nenin 31 të KPK.

PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga Mitrovica me iniciale N.G.dhe të pandehurit të dytë me iniciale T.D. nga fshati Dobërlluk, Komuna e Vushtrisë.

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse në natën kritike në pikën kufitare të Vërmicës, duke hyrë në Republikën e Kosovës, me automjetin ,,Opell Astra ’’nga ana e zrtarëve policor në ulësen e përparme të pasagjerit është gjetur një pushkë automatike A47 me nr. Serik 2000325, një karikator dhe 30 fishek të kalibrit 7.62 mm. dhe revole e tipit TT me nr. Serik 7584395/66, me një karikator në të cilin ishin të vendosura 8 fishek të kal.6.62, po ashtu në posedim të pandehurit me iniciale N.G. është gjetur edhe revolja zyrtare ,,GLOG’’ dhe 15 fishek, ndërsa tek i pandehuri me iniciale T.D. revolja e markës ,, Smith&Wesson’’ me nr. Serik DXL5189 me një karikator dhe  15 fishek.