Paraburgim ndaj të pandehurve nga Mitrovica dhe Vushtrria të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale importi,eksporti,furnizimi,transportimi,prodhimi,këmbimi,ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 372 par.2 lidhur me nenin 31 të KPK.
PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga Mitrovica me iniciale N.G.dhe të pandehurit të dytë me iniciale T.D. nga fshati Dobërlluk, Komuna e Vushtrisë.
Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse në natën kritike në pikën kufitare të Vërmicës, duke hyrë në Republikën e Kosovës, me automjetin ,,Opell Astra ’’nga ana e zrtarëve policor në ulësen e përparme të pasagjerit është gjetur një pushkë automatike A47 me nr. Serik 2000325, një karikator dhe 30 fishek të kalibrit 7.62 mm. dhe revole e tipit TT me nr. Serik 7584395/66, me një karikator në të cilin ishin të vendosura 8 fishek të kal.6.62, po ashtu në posedim të pandehurit me iniciale N.G. është gjetur edhe revolja zyrtare ,,GLOG’’ dhe 15 fishek, ndërsa tek i pandehuri me iniciale T.D. revolja e markës ,, Smith&Wesson’’ me nr. Serik DXL5189 me një karikator dhe 15 fishek.