Nxënësit e shkollës së mesme ,,Ymer Prizreni,, vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit

Nxënësit e shkollës së mesme ,,Ymer Prizreni,, vizituan Gjykatën Themelore të Prizrenit

 Me datën 21.02.2017, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e shkollës së mesme ,,Ymer Prizreni,, në Prizren  – drejtimi juridik. Vizita ka karakter të praktikës për nxënësit e drejtimit juridik të Shkollës së mesme, nën përcjelljen e mësimdhënëses së kësaj shkolle. Nxënësit u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit…

 Me datën 21.02.2017, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan nxënësit e shkollës së mesme ,,Ymer Prizreni,, në Prizren  – drejtimi juridik.

Vizita ka karakter të praktikës për nxënësit e drejtimit juridik të Shkollës së mesme, nën përcjelljen e mësimdhënëses së kësaj shkolle.

Nxënësit u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj e cila prezantojë  strukturën e gjykatës punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët,  mënyrën  e komunikimit me qytetarët dhe mjetet e zhvilluar për krijimin e një lidhje më të mirë me qytetarët ku edhe vazhduan me  diskutimet e hapura.

Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit  patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës.

Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët me shkollat e qytetit dhe të rajonit.