Një muaj paraburgim për të dyshurin nga Prizreni

Një muaj paraburgim për të dyshurin nga Prizreni

PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit nga Prizreni me iniciale S.L.  

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 20.02.2017, rrethe orës 03.00 të mesnatës, në rrugën ,, Janina,, konkretisht në shtëpinë e tij, me qëllim që ta sulmoj dhe ti shkaktoj lëndim trupor personit tjetër, në atë mënyrë që me tu kthyer në shtëpi nën ndikimin e alkoolit me 1.68% fillimisht e fyen të dëmtuarën bashkëshorten e tij me fjalë dhe më pas e  godet në pjesë të ndryshme të trupit, më pas i dëmtuari djali i tij  pasi e dëgjon zhurmën në mes të prindërve, me qëllim që ti dal në mbrojte nënës së tij sulmohet nga i pandehuri ku edhe ju shkakton lëndime trupore të dëmtuarve.

 Me këtë veprim i pandehuri me iniciale S.L. dyshohet se ka kryer veprën penale , lëndim i leht trupor nga neni 188 par.3 pika 3.1 të KPRK-së.