Paraburgim ndaj të pandehurve nga Prizreni të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë

Paraburgim ndaj të pandehurve nga Prizreni të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë

PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar  masën e paraburgimit  prej një (1) muaj të pandehurve nga Prizreni me inicialet N.P. dhe L.K. ndërsa i pandehuri i tret me iniciale GJ.P. gjendet në arrati.

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 11.01.2017, rrethe orës 17.00 përkatësisht në rrugën ,,Aleksandër Flamengo,, , në bashkëveprim mes vete, me dashje dhe paramendim, tentojnë ta privojnë nga jeta të dëmtuarin me inicialet I.B. , të cilin në lokalin e tij e sulmojnë njëri me sëpatë dhe tjetri me armë zjarri duke shtënë dy herë në të, dhe të cilët i shkaktojnë plagë në pjesën e poshtme të trupit-këmbë, me qëllim të hakmarrjes që të mos dëshmoj si dëshmitarë në një proces gjyqësor që është duke u zhvilluar pranë kësaj gjykate ku i akuzuar është i pandehuri me inicialet N.P.  

 Me këtë veprim të pandehurit me inicialet N.P. dhe L.K dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe nenin 31 të KPK-së si dhe për të pandehurin N.P. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK-së.