Gjykata Themelore e Prizrenit shpalli aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit nga Prizreni dhe i shqiptoi dënim prej 3 (tre)viteve burgim efektiv si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind) euro për veprën penale të vjedhjes së rëndë.

PRIZREN- Me datën 24.11.2016 Gjykata Themelore e Prizrenit ka  bërë shpalljen e aktgjykimit pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari  me iniciale A.K. nga Prizreni dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale të vjedhjes së rëndë nga neni 327 par.1nën parag.1.1 të KPK-së dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind)euro.

Se me datën 11.02.2011 rrethe orës 19:30 – 21:15 në Prizren në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale S.S. i pandehuri duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura të shtëpisë, duke hequr pengesat e tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit , dhe me shufër hekuri me forcë e hap dritaren e podrumit, hyn brenda dhe nga dhoma e shtëpisë merr stoli ari të holla dhe një burma shinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke i shkaktuar dëme materia në shumën prej 1700 (njëmijeshtatëqind) euro.