PRIZREN- Me datën 24.11.2016 Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit pas pranimit të fajësisë në mënyrë vullnetare nga vet i akuzuari me iniciale A.K. nga Prizreni dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale të vjedhjes së rëndë nga neni 327 par.1nën parag.1.1 të KPK-së dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind)euro.
Se me datën 11.02.2011 rrethe orës 19:30 – 21:15 në Prizren në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale S.S. i pandehuri duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura të shtëpisë, duke hequr pengesat e tjera me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit , dhe me shufër hekuri me forcë e hap dritaren e podrumit, hyn brenda dhe nga dhoma e shtëpisë merr stoli ari të holla dhe një burma shinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes duke i shkaktuar dëme materia në shumën prej 1700 (njëmijeshtatëqind) euro.