Paraburgim ndaj të pandehurit nga Republika e Shqipërisë për blerje,posedim,shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike

Paraburgim ndaj të pandehurit nga Republika e Shqipërisë për blerje,posedim,shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike

 PRIZREN- Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurit nga fshati Reç i Ri – Veli Poje R. Shqipërisë me iniciale D.Gj.

I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 18.09.2016, duke e kaluar kufirin ndërshtetëror Shqipëri – Kosovë, në pikën kufitare në fshatin Vër micë me automjetin ,,Mercedes,, gjatë kontrollit të automjetit nga Policia Kufitare-Vërmicë konkretisht në brendësi të motorit ka fshehur një pako me narkotik që dyshohet të jetë i llojit ,,marihuanë,, në peshë rreth 45.70 gr e cila ka qenë e mbështjell me një pako e gatshme për shitje.

 Me këtë veprim i pandehuri me iniciale D.Gj. dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave  psikotrope  dhe analoge nga neni 273 par.2 të KPRK-së.