Një muaj paraburgim për të dyshurin nga Prizreni

Një muaj paraburgim për të dyshurin nga Prizreni

PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale D.F. nga Prizreni  i caktohet masa e paraburgimit  për  shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale lëndim i rëndë trupor  nga neni 189 par.5.lidhur me par. 1 nën. par.1.1 të KPRK, dhe mbajtja në pronësi, kontroll, në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1. të KPRK, duke  vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren.

Masa e paraburgimit  është caktuar në kohëzgjatje prej 1(një)muaji i cili  të llogaritet prej datës 05.08.2016 nga ora 23:15 dhe do të zgjasë   deri me datën 04.09.2016.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse me datën 05.08.2016 rrethë orës 22:35 minuta në Prizren në lokalin e natës ,,Korabi,, i pandehuri  për shkak të mosmarrëveshjes së mëhershme që ka pasur me viktimën – në vend publik e në prezencë të njerëzve, me armën të cilën e ka pasur me vete, në një afërsi gjuan në drejtim të viktimës-të dëmtuarës- me iniciale L.M. valltare e lokalit – të cilën e plagos në këmbën e djathtë  duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor.