Rritet komunikimi mes qytetarëve dhe gjykatës

Rritet komunikimi mes qytetarëve dhe gjykatës

Me datën 14.07.2016, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan qytetarët .

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka hapur dyert  e saj për të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë ta vizitojnë dhe të mësojnë më shumë për Gjykatën e tyre. Komunikimi i qytetarëve me shërbyesit e drejtësisë është një parakusht për krijimin e besimit në drejtësinë që ndahet në këtë gjykatë dhe e mban të informuar gjykatën për kërkesat që kanë qytetarët. Vizita kishte për qëllim të nxisë komunikimin më të besueshme mes qytetarëve dhe Gjykatës Themelore në Prizren dhe tu mundësoj atyre të njihen për së afërmi me gjykatën dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshëm.

Qytetarët  u vendosën në njërën nga sallat e gjykimit ku u pritën nga gjyqtari i Krimeve të Rënda si dhe anëtari i KGJK z. Skender Çoçaj, zëdhënësja e kësaj gjykate Afërdita Kicaj. Prezantimet  fillestare  u pasuan me diskutim me qytetarët  dhe përfaqësuesve të gjykatës . Ndër të tjera u diskutua për kërkesat, nevojat dhe shqetësimet që kanë të dyja palët në raport me gjykatën dhe drejtësinë.