Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues

Më 15.07.2016 trupi  gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda, shpalli aktgjykimin dënues në lëndën P.nr.238/15. ndaj të akuzuarit me inicialet R.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale falsifikim i dokumentit zyrtar  nga  neni 434 parag.1.të KP-së. 

I akuzuari me inicialet R.K. i shqiptohet dënimi me burgim efektiv në kohëzgjatje prej  (1) një viti.