Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit nga Prizreni

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit nga Prizreni

PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale R.K. nga Prizreni  i caktohet masa e paraburgimit  për  shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz nga neni 171 par.1. të KPRK, duke  vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren.

Masa e paraburgimit  do të  llogaritet në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej datës 08.07.2016  ora 16:00 dhe do të zgjasë   deri me datën 07.08.2016.

I  pandehuri  dyshohet  për shkelje të Kodit Penal ,  sepse  në vazhdimësi prej muajit shtator të vitit 2015 e gjer në datën e arrestimit, duke keqpërdorur pozitën e ndjeshme të viktimës me iniciale Sh.S. duke e ditur se e njëjta ka qenë e pastrehë e pa mjete financiare për ti mbajtur fëmijët e saj, i pandehuri duke e mbajtur në situatë të varësisë personale apo ekonomike  të dëmtuarën e detyron duke ofruar me qëllim të ofrimit shërbimeve seksuale me pagesë për persona të ndryshëm.