PRIZREN- Gjyqtari i Procedurës Paraprake – Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale R.K. nga Prizreni i caktohet masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz nga neni 171 par.1. të KPRK, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren.
Masa e paraburgimit do të llogaritet në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji i cili do të llogaritet prej datës 08.07.2016 ora 16:00 dhe do të zgjasë deri me datën 07.08.2016.
I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , sepse në vazhdimësi prej muajit shtator të vitit 2015 e gjer në datën e arrestimit, duke keqpërdorur pozitën e ndjeshme të viktimës me iniciale Sh.S. duke e ditur se e njëjta ka qenë e pastrehë e pa mjete financiare për ti mbajtur fëmijët e saj, i pandehuri duke e mbajtur në situatë të varësisë personale apo ekonomike të dëmtuarën e detyron duke ofruar me qëllim të ofrimit shërbimeve seksuale me pagesë për persona të ndryshëm.