Gjykata Themelore e Prizrenit cakton masën e paraburgimit

Gjykata Themelore e Prizrenit cakton masën e paraburgimit

 PRIZREN- Gjyqtarja e Procedurës  Paraprake – Departamenti  i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit me iniciale I.Z.nga fshati Rubik –Mirditë e Republikës së Shqipërisë,  i caktohet masa e paraburgimit  për  shkak të dyshimit të bazuar se   ka kryer veprën  penale të vjedhjes së rëndë, të paraparë me Kodin Penal të Francës, (sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës ) nga neni  372 të KP të Kosovës i dënuar në Francë me burgim në kohëzgjatje prej 3 muaj, ndiqet nga shteti kërkues i Francës dhe nga ky shtet përmes së cilës Ministria e Drejtësisë – Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar është njoftuar nga Interpoli se ka fletë arrest Ndërkombëtar  i cili është hasur në pikën kufitare në Vërmicë , duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prizren caktohet masa e paraburgimit në raport me procedurën e ekstradimit në bazë të dispozitës së nenit 21 dhe 22 të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar.

Masa e paraburgimit  do të  llogaritet në kohëzgjatje prej  40/katër dhjetë/ ditëve prej datës 04.06.2016 ora 19:00 dhe do të zgjasë   deri me datën 14.07.2016.