Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim lirues

Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim lirues

          Trupi  gjykues i Gjykatës Themelore të Prizrenit Departamenti i Krimeve të Rënda,shpalli aktgjykimin LIRUES në lëndën P.nr.181/15. ndaj të akuzuarve me inicialet I.B.; R.E.; I.M.; H.M.; S.B.;S.B.;Sh.Sh.; N.A.;V.H.; nga Prizreni, për shkak të veprës penale  keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga  neni 422 parag.1.lidhur me nenin 31, të KP-së.

Se me 16 shtator 2013, të pandehurit në cilësi të personave zyrtar, si anëtarë të këshillit drejtues të shkollës së mesme ’’Ymer Prizreni,, në Prizren, në kundërshtim me nenin 11 parag. 1, dhe paragrafin 2.13 të udhëzimit administrativ mbi aktivitetet jashtë shkollore me nr.27/2013, kanë marrë vendim për realizimin e ekskursionit në këtë mbledhje të këshillit drejtues haptas kanë favorizuar kompaninë turistike ,,Bashkimi Reisen,,.